ARKATANA

Ambasadori i Francës: Është e rëndësishme që Drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Draftit të BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Këtë deklaratë Guerot e ka bërë në një intervistë për Kosovo Online, teksa ka folur për serbët që jetojnë në Veri të Republikës së Kosovës.

Ambasadori francez ka thënë se inkurajojnë lëvizje pozitive që do të ndihmonin përparimin në procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë duke theksuar rëndësinë që Kosova ta çojë në Kushtetuese draftin evropian.

ARKATANA

“Në veçanti theksojmë rëndësinë e Kosovës që ta dërgojë draft-statutin evropian të Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Guerot, transmeton Express.

Ai tutje ka thënë se me kolegët nga QUINT-it dhe BE janë të kujdesshëm lidhur me lëvizje te reja të mundshëm të njëanshme që mund të kenë ndikim serioz në popullatën serbe në veri, veçanërisht sa i përket shëndetësisë dhe arsimit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.