Mobi Casa

Kusari- Lila: “Haxhiu ka më shumë vota se Haradinaj e Krasniqi, jemi këtu për ta zhbllokuar situatën”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar sot pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke mbrojtur fuqishëm kandidaturën e Albulena Haxhiut për këtë post.

Sipas saj, Haxhiu gëzon një legjitimitet të jashtëzakonshëm qytetar, krahasuar me liderët e partive opozitare, transmeton IndeksOnline.

“Albulena Haxhiu ka 3 herë më shumë vota se Ramush Haradinaj dhe dy herë më shumë se i tërë grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ka 30 mijë vota më shumë se Memli Krasniqi, kryetari i partisë së parë opozitare”, u shpreh Kusari-Lila.

UBT

Ajo theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po vepron me seriozitet dhe kërkon konsensus për të zhbllokuar situatën institucionale.

“LDK-ja sot nuk mori pjesë fare në takimin konsultativ, ndërsa partitë tjera deklaruan se janë aty vetëm për hir të respektit ndaj z.Dehari. Ne nuk jemi këtu për interesa personale apo subjektive, por për të garantuar funksionalitet institucional”, shtoi Kusari-Lila.

Konstituimi i Kuvendit vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit për postin e kryetarit, ndërsa Albulena Haxhiu mbetet kandidatura e vetme e propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve. Seanca e radhes do te mbahet te premten duke filluar nga ora 11:00./IndeksOnline/