ARKATANA

Kurti pret ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet dhe temat aktuale në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti pasdite në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Zyra e Kryeministrit njofton se në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për zhvillimet dhe temat aktuale në vend.

Uji Dea

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës dhe e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm si dhe për bashkëbisedimin e ditës së sotme”, përfundon njoftimi i Zyrës së Kryeministrit./Telegrafi/