Hidromorava

Ambasada e SHBA-së: Opozita të përfshihet në dialog!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë po u kërkon dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, të përfshihen në dialogun me Serbinë. Kjo përfaqësi diplomatike e shtetit më të fuqishëm në botë ka deklaruar për gazetën “Zëri” se nuk është koha që opozita të qëndrojë anash këtij procesi e as të krijojë pengesa drejt zgjidhjes gjithëpërfshirëse, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po u kërkojnë dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, që të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë, duke theksuar se nuk është koha të qëndrohet anash procesit e as për të krijuar pengesa në zgjidhjen gjithëpërfshirëse.

Në një përgjigje për gazetën “Zëri” zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thuhet se janë të inkurajuar që të shohin angazhim më të gjerë politik lidhur me dialogun me Serbinë. “Jemi të inkurajuar të shohim angazhim më të gjerë politik lidhur me dialogun me Serbinë dhe shpresojmë se edhe partitë tjera opozitare do të vendosin të marrin pjesë. Siç thotë presidenti Trump në letrën e tij, “Kosova duhet të shfrytëzojë këtë moment unik dhe të flasë me një zë të unifikuar”, thuhet në përgjigjen e tyre për “Zërin”.

FIDANISHTJA

Ndër të tjera në këtë përgjigje theksohet se nuk është koha që të krijohen pengesa për dialogun me Serbinë. “Tani nuk është koha për të qëndruar anash e as për të krijuar pengesa ndaj zgjidhjes gjithëpërfshirëse”, thuhet më tutje aty.

Përndryshe, Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka votuar një rezolutë për dialogun me Serbinë, përmes së cilës caktohet edhe ekipi shtetëror për dialogun e të cilin do ta bashkëdrejtojnë kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.