FITORJA

Aliu: Vlerësohet lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon KBI në vazhdimësi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komandanti i LMT Engin Binkuyu dhe Kapiteni Mat vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Komandanti i LMT kapiteni Engin Binkuy i cili ka përfunduar misionin e tij në Kosovë si dhe Komandanti në ardhje Kapiteni Apdula MAT vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari i Këshillit z. Naim Aliu.

Aliu e falënderoi komandantin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.

FITORJA

Aliu ndër tjerash i dëshiroi kapitenit Apdula Mat mirëseardhje dhe suksese në angazhimet e tij në sferën e sigurisë me shpresë se bashkëpunimi me LMT do të vazhdojë sikurse edhe paraardhësit e tij.

Gjatë diskutimit u vlerësua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.