Hidromorava

Aliu: Duke e përkrahur programin qeverisës “Rruga e Re”, qytetarët do ta ndëshkojnë qeverisjen e tanishme

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me politikat e papranueshme qeverisja aktuale ka shkaktuar polarizimin e skajshëm shoqëror, gërryerjen e themeleve mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës dhe së fundi boshllëku në politikat publike zhvillimore përmes të cilave vendi do të shkonte drejt një të ardhmeje premtuese thotë Avdyl Aliu nga LDK e Gjilanit.

Avdyl Aliu shef i grupit të LDK-së në Gjilan ka dhënë disa arsye pse qytetarët e Kosovë dhe ata të Gjilanit kanë arsye t`i bashëkngiten programit qverisës që LDK e ka qujatur “Rruga e Re”.

“Si pasojë e gjendjes së rëndë të brendshme në vend si edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare, LDK karshi kësaj gjendje kohë më parë ka filluar hartimin e një platforme politike përtej partiake. Në hartim të kësaj platforme, kemi organizuar takime konsultative me akterë të ndryshëm të vendit, duke filluar me mediat, gazetarët dhe opinionistët publik, duke vazhduar pastaj me shumicën e organizatave joqeveritare që veprojnë në Kosovë, ligjëruesit universitarë dhe diplomatët e Republikës së Kosovës si dhe në fund me sektorin privat në vend. Të gjitha këto takime, na kanë shërbyer për të kuptuar dhe ndërtuar një vizion tonin politik, që sot e mbanë emrin “Rruga e Re” shprehet Aliu për rajonipress.

FIDANISHTJA

Sipas Aliut ky vizion i kulluar nëpër disa cikle konsultative me ekspertët e grupeve të veçanta multisektoriale, është zbërthyer në projekte të detajuara për secilin sektor.

“Me të gjitha këto projekte është ndërthurur programi qeverisës, me karakter të qendrës së djathtë, me synim të kapërcimit të kësaj gjendje të rëndë dhe me qëllim të një fillimi të ri dhe perspektiv të zhvillimit të Republikës së Kosovës. Me politikat e papranueshme qeverisja aktuale ka shkaktuar polarizimin e skajshëm shoqëror, gërryerjen e themeleve mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës dhe së fundi boshllëku në politikat publike zhvillimore përmes të cilave vendi do të shkonte drejt një të ardhmeje premtuese. Këto tri krizat e përmendura, e kanë ngjallë tejmase interesimin qytetarë për altenativë, të cilën edhe tani e kemi të ndërthurur në program qeverisës. Duke e përkrahur programin tonë qeverisës “Rruga e Re” njëkohësisht, qytetarët do ta ndëshkojnë qeverisjen e tanishme.Këto tri kriza nuk janë të vetmet, gjithsesi këto shtresohen mbi krizat paraprake që e përcjellin Kosovën si korrupsioni, kapja e shtetit, eksperimentimet me ide të rrezikshme kushtetuese. “Rruga e Re” për Kosovën paraqet transformim të Kosovës në të gjitha aspektet” tha Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.