ARKATANA

Ali Ahmeti reagon pas deklaratës së Kurtit për gjuhën shqipe në RMV: Kërko falje për këtë ofendim e poshtërim

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, ka komentuar sërish deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha se në RMV nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe.

Sipas Ahmetit, Kurti duhet t’u kërkojë falje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi sipas tij, është keqinformuar dhe kjo deklaratë është ofendim e poshtërim mbi të gjitha për ushtrinë.

Ahmeti citon edhe kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin dhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ligjet për gjuhën shqipe nuk duhen prekur.

FITORJA

“Dashtë Zoti e mbledhshin mend të shohin që kjo nuk është punë shakaje. Do të thotë shqiptarët reagojnë si komb e jo si shqiptarë të Maqedonisë. Nuk e di a e kanë dëgju deklaratën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë që ua ka thënë institucioneve se gjuha e shqipe është e kombit dhe si komb i dalin zot”.

“Nuk e di a e kanë dëgju deklaratën e Edi Ramën, leni ligjet mos prekni te gjuha aty ku nuk preket. Gabimi është i Albin Kurtit, nëse e kanë keqinformuar informatorët prej këtu duhet të dalë të kërkojë falje të shqiptarëve të Maqedonisë që tha se gjuha shqipe kurrë zyrtare s’ka qenë. Dy javë ditë antishqiptarët më të mëdhenj në Maqedoni janë thirrë në kryeministrin e Kosovës. Ja kryeministri i Kosovës thotë gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni”.

“Me keqardhje e kam ndje këtë deklaratë prandaj sa s’është vonë, duhet të dalë e të kërkojë falje për këtë ofendim dhe poshtërim që është bërë ushtarëve se nonat e Kosovës, djemtë këtu i kanë të varrosur për atë gjuhë. Janë këtu në varrezat e dëshmorëve trupat e tyre”, ka deklaruar Ahmeti. /ReportTv

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.