Mobi Casa

Alban Hyseni zgjidhet kryesues i Bordit të AZHR-Lindje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, me votë unanime u zgjodh kryesues i Bordit të AZHR-Lindje.

“Falënderoj kolegët kryetarë të komunave të rajonit Lindje dhe zotohem për thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal, gjithmonë në të mirën e përbashkët të qytetarëve të komunave që përfaqësojmë. Bashkë, për zhvillimin rajonal!”, ka thënë Hyseni.

GRANDEMALL

Bordi, po ashtu, miratoi raportin e punës të Agjencisë për vitin paraprak, derisa konkludim i këtij takimi ishte se AZHR-Lindje është mekanizëm i cili ka impakt të drejtpërdrejt në bashkëpunimin ndërkomunal dhe në zhvillimin rajonal.

Kryetarët e Komunave u zotuan se do të jenë aktivë dhe mbështetës në kuadër të AZHR-Lindje, sepse kështu është një lidhje direkte mes orientimit të fondeve qeveritare por edhe bashkëpunimin me donatorë dhe investitorë të fondeve ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.