Fundamenti

Prokuroria e Gjilanit ngritë aktakuzë ndaj Entela Hysenit dhe Salih Kqikut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria e Gjilanit departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë ndaj Eltena Hysenit dhe Salih Sqikut për veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Entela Hyseni nga data 02.07.2024 e pandehura në cilësi të drejtoreshës së inspeksionit në Komunën e Gjilanit, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, në atë mënyrë që përkundër kërkesave të vazhdueshme të dëmtuarit Valon Salihu për ekzekutimin e aktvendimit për rrënim për çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Eco Higjiena

Kurse i akuzuari tjetër Salih Kqiku dyshohet se me datën 11.10.2023, si person zyrtar me mos veprim, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie apo favori për vete apo personin tjetër. Me mos veprim dhe me dashje nuk i ka kryer detyrat dhe autorizimet, që i kanë takuar në cilësi të personit zyrtar thuhet në aktakuzë./rajonipress/