ARKATANA

Alban Hyseni priti në takim kryetarin e Gostivarit Valbon Limanin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gostivarit Valbon Limanin nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.
I pari i Gjilanit, tregoi se sot, Gjilani dhe Gostivari bënë një hap të rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

“Bashkë me kryetarin Valbon Limanin, zyrtarizuam bashkëpunimin në kuadër të programit IPA 3”, tha Alban Hyseni.

Më tej kryetari i Gjilanit tregoi se kjo po bëhet për më shumë hapësira të gjelbra dhe ajër më të pastër. Reduktim të ndotjes përmes teknologjive të reja. Punëtori dhe aktivitete për ndërgjegjësimin mbi mjedisin.

Mobi Casa

“Ky është vetëm fillimi i një partneriteti të suksesshëm ndërkufitar që do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës për mijëra qytetarë! Bashkë për një të ardhme më të pastër”, tha kryetari Hyseni.

Nga ana tjetër edhe kryetari i Komunës së Gostivarit Valbon Limani, tha se vizita në Gjilan e bëri ditën e tij më të mire, sepse pati një takim tepër efektiv me kryetarin e Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

“Do të bashkëpunojmë në kuadër të fondeve IPA 3 duke shtuar hapësirat e gjelbërta që tashmë janë bërë jetike për shoqërinë. Mezi pres të fillojmë dhe faleminderit për mikpritjen”, tha kryetari Limani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.