FITORJA

Alban Hyseni pret në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërkufitar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kanë pritur në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Me këtë rast, Hyseni e ka falënderuar ambasadoren Jusufi për vizitën dhe mbështetjen për thellimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e partnerëve të shumtë në Maqedoninë e Veriut.

“Diskutuam për rëndësinë dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe përtej atij kufitar. Ka projekte e mundësi të shumta të bashkëpunimit mes Gjilanit dhe komunave tjera në Maqedoninë e Veriut. Unë besoj shumë që si dy shtete fqinje, duhet të shkëmbejmë më shumë përvoja në sferën e kulturës dhe njohjes së ndërsjellë”, ka thënë pas takimit Alban Hyseni.

Mobi Casa

Kurse, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, ka shprehur falënderim për kryetarin Hyseni për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit.

“Për neve Gjilani është një komunë shumë e rëndësishme për shkak është si qytet kufitar me Maqedoninë e Veriut. Siç e dini, edhe më përpara kemi pasur bashkëpunime të ndryshme si komuna fqinje, kemi shumë interesa të përbashkëta. Gëzohem që kalimi kufitar tashmë është realitet. Kemi edhe shumë fusha që mund të shkëmbejmë ide siç është ekologjia, turizmi, industria e shkëmbimi tregtar”, ka deklaruar ambasadorja Jusufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.