UBT

Maliqi: Alban Hyseni ish mjeshtër i vizatimeve, por në praktikë ka dështuar t`i shtyj projektet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Alban Hyseni ish mjeshtër i vizatimeve dhe i prezantimeve të projekteve në 3D dhe në makete kurse në praktikë ka dështuar t`i shtyj projektet tha Latif Maliqi për rajonipress.

Latif Maliqi këshilltar komunal nga LDK e quan mjeshtër të vizatimeve Alban Hysenin pas prezantimit të tij të bulevardit të qytetit si investim voluminoz.

Uji Dea

“Nuk e besoj realizimin e tij sepse sipas informatave që kam ky për vitin fiskal të vitit 2025 i ka të ndara 800 mijë euro kurse të tjerat janë të ndara për vitet në vijim. Asnjëherë ky nuk po e jep një skemë të investimit për vitet në vijim. Kryetari Alban Hyseni ish mjeshtër i vizatimeve dhe i prezantimeve të projekteve në 3D dhe në makete kurse në praktikë ka dështuar t`i shtyj projektet” tha Maliqi.

“Për mendimin tim nuk duhet të niset një projekt kaq voluminoz e të bëhet një gropë në qendër të qytetit dhe ta kenë fatin e stadiumit, që pastaj të zvarritet me vite të tëra” tha Maliqi./rajonipress/