FITORJA

Alban Hyseni nderon me çmimin letrar “Beqir Musliu” shkrimtarin Jusuf Buxhovi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për kontributin e jashtëzakonshëm në letërsi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ndau çmimin e madh për letërsi “Beqir Musliu” shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi.

Fituesi i çmimit Jusuf Buxhovi, tha se ndihet shumë i nderuar dhe emocionuar për këtë çmim, sepse i takoi brezit letrar të “Beqir Musliut”.

Ai falënderoi Hysenin për çmimin letrar “Beqir Musliu”, për të cilin, tha se duhet të ruhet, sepse nuk është vetëm i Gjilanit, por i gjithë letërsisë shqipe.

“Mendoj se është njëri ndër çmimet më të rëndësishme që jepet sot në përgjithësi dhe jam i nderuar që jam bartës i këtij çmimi”, tha Buxhovi.

UBT

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, uroi shkrimtarin për çmimin letrar “Beqir Musliu” të ndarë nga Komuna e Gjilanit.

“Është nder dhe privilegj i veçantë që pas dhënies së çmimit për figurën e madhe të letërsisë së kombit tonë të ndjerit Ismail Kadare, tashmë i bashkohet figurave të shquara të letërsisë, krijuesve dhe studiuesve shqiptar me dhënien e këtij çmimi edhe fituesi Jusuf Buxhovi”, tha Alban Hyseni.

Sipas tij fituesi i çmimit me një fjalim të shkurtër, paraqiti një lloj reflektimi dhe analize mbi të kaluarën, të tashmen dhe pasojat që janë sjellë nga jeta publike politike shqiptare në Kosovë veçanërisht.

“Mund edhe të kuptojmë arsyet e përzgjedhjes së fituesit të çmimit “Beqir Musliu” për këtë vit. Urime për çmimin dhe faleminderit që jeni pjesë e listës së fituesve të çmimit të të madhit dhe ky çmim duhet të jetë pjesë e shpalljes për çdo vit dhe të pasurohet Gjilani me listën e fituesve të tjerë”, tha Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.