ARKATANA

Aktakuzë ndaj 3 personave për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj tre (3) personave, të pandehurve N.H., N.B. dhe A.B.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.H., më 8 Gusht 2024, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar ti privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., duke rrezikuar edhe persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtin vend, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje për blerjen e një prone, me armë automatike gjuan drejt tyre, me ç’rast të pandehurit N.B., i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa, të pandehurit A.B. lëndime të lehta trupore, ku me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I njëjti po ashtu akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armë zjarri të markës AK-47.

FIDANISHTJA

I pandehuri N.B., në datën dhe vendin e lartcekur, ka tentuar ta privoj nga jeta të pandehurin N.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarës V.H., e cila ishte në të njëjtin vend, ashtu që me armë zjarri gjuan në drejtim të tij, por nuk arrin që ta qëllojë, ku me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, të KPRK-së.

Gjithashtu, i njëjti akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit të markës SIG 14.

Ndërsa, i pandehuri A.B., akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të KPRK-së, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një pushkë gjuetie e markës CIF-San, të cilën e posedonte pa leje valide./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.