ARKATANA

Gjoba në trafikun rrugor, njëri ishte nën ndikim të alkoolit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka shqiptuar gjobën në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 113 km/h dhe në rastin tjetër gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili është hasur duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit me 0.59 ‰, matje e cila është bërë me alkool test.

UBT

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/