Uji Dea

Agushi thotë se është favorit për zgjedhjet e tetorit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ne mendojmë që jemi favorit në krahasim me kandidatët, që po prezantohen tani nëpër portale, ne e kemi përnjëmend dhe me bashkë qeveris me qytetarët e Gjilanit sepse nuk kemi rrugë tjetër, kurse këto parti tjera i kanë shefat në Prishtinë dhe ata do të vijnë me ju ba fushat sepse qytetarët nuk i njohin mirë këta kandidat thotë Isa Agushi kryetar i BNA-së.

“Unë mendoj se qytetarët duan ndryshim e ndryshimi vjen vetëm me BNA-në, sepse këta i kemi provue me dekada dhe asnjë të mirë nuk u`a kanë sjellë qytetarëve dhe Gjilanit. Koha është e artë që ta bëjmë ndryshimin e sunduesve me at qytetar. Ne jemi dëshmitar që kemi mbet komuna ma pa e zhvilluar në nivel vendi, shkaku dihet këto parti që po e kërkojnë besimin e qytetarë, besoj fuqishëm që nuk kalojnë, qytetarët janë vetëdijesuar dhe din të vlerësojnë dhe din ta bëjnë ndryshimin” tha Agushi për rajonipress.

FITORJA

Sipas Agushit koha është e BNA-së të shumëpritur, i vetmi subjekt politik që selinë dhe qendrën e ka në Gjilan kurse këto tjerat i kanë në Prishtinë me shefat e tyre.

“Për çdo ditë ne po e fitojmë besimin të qytetarët dhe kemi shumë aderime në BNA dhe i presim të gjithë ata qytetar që besojnë, në ndryshim ejani dhe rrugëtojmë së bashku për Gjilanin, që duam me zemër e jo me fjalë boshe dhe mashtrime” ka shkruar Agushi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.