Agushi: Gjilani në kolaps politik dhe ekonomik, qeverisja e Kurtit nuk e përkrahi me projekte regjionin tonë

Gjilan – Në realitet këta në pushtet për tri vite nuk treguan rezultatet e pritura nga qytetarët e Gjilanit. Kemi pritur dhe kemi shpresuar se qeverisja e Kurtit do ta mbështes Gjilanin me shumë projekte, por kjo nuk ndodhi dhe nuk e dije arsyen thotë Isa Agushi nga BNA.
Agushi thotë se Gjilani tani për tani është në kolaps politik dhe ekonomik, politik sepse opozita në Gjilan i ka bllokue proceset e kësaj qeverisje shkaku i daljes keq të kësaj qeverisje komunale.
“Në realitet këta në pushtet për tri vite nuk treguan rezultatet e pritura nga qytetarët e Gjilanit. Kemi pritur dhe kemi shpresue se qeverisja e Kurtit do ta mbështes Gjilanin me shumë projekte, por kjo nuk ndodhi dhe nuk e dije arsyen. Pasi që qytetarët i pan të bëmat e qeverisjes së kaluar nga LDK-ja për tetë vite regres dhe stagnim edhe tani me qeverisjen e VV edhe këta i pamë, smbetet gjë tjetër përveç ta përkrahin dhe t
i ja japin besimin BNA-së subjektit ton vendor dhe shpresa e fundit e komunës për ta bërë ndryshimin e madh, bile edhe pa balotazhe” mendon Agushi.
“Ftoj qytetarët e Gjilanit që të na bashkëngjiten masovikishtë në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm dhe ta mundemi të keqen që na u është katandisur” tha Agushi./rajonipress/