ARKATANA

AGK: E papërgjegjshme dhe e rrezikshme deklarata e Sami Kurteshit që i sulmoi mediat për rastin Dehari

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur të rrezikshme një deklaratë të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili i sulmoi mediat gjatë një konference për media për rastin e vdekjes së aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.

Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: “për rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet”. Kjo, është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit, që akuzon mediet në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit”, thuhet në reaigmin e AGK-së.

FITORJA

AGK thotë se “deklarata të tilla vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve të këtyre dy medieve, dhe janë të papranueshme”.

“Rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje. Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut”, thuhet në reagim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.