Kryesisht vranët edhe sot, pasdite rrebeshe shiu

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Vranësirat mbesin më dominante mbi vend gjatë ditës së enjtë. Pasdite në pjesë të vendit shfaqen rrebeshe shiu që kohëpaskohe mund të vazhdojnë edhe përgjatë orëve të mbrëmjes.

Herë herë këto rrebeshe mund të shoqërohen me bubullimë. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 14C, e ato maksimale mbesin paksa më të ulëta, deri në 16C e 18C.

Hidromorava

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja, 4-8m/s.
Mundësi për zhvillime të rrebesheve mbeten përgjatë ditës së premtë, e të shtunën më të izoluara përreth viseve malore, dhe atë kryesisht orëve të pasdites, njofton Prishtina Weather.

Nuk mungojnë as intervale me diell. Nga dita e diel mot më stabil dhe kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat maksimale gradualisht në rritje në 20C e 22C gjatë fundjave, e të hënën deri në 23C e 24C.