Afirmimet e panevojshme në letërsi
Nga Arsim Halili – Kurrë nuk më ka pëlqyer të shkruaj diçka kundër askujt që merret me krijimtari, sepse pason menjëherë ajo çështje inatesh, apo diçka e tillë. Fundja duhet ta kuptojmë të gjithë të shkruarit letërsi veç relaksimit që i ofrohet lexuesit, ajo ka edhe një dimension shumë më të determinuar si artistik, empirik, estetik, krahasues në funksion të studimeve letrare. Por vërej një gjë kohëve të fundit gjë për të cilën më bënë përshtypje jo të këndshme.
Sot për fat edhe të mirë edhe të keq kemi aq shumë krijues letrar, sa që në një llogaritje të thjeshtë jemi bërë më shumë krijues se sa lexues. Një gjë më bënë përshtypje të keqe në analiza vlerësues e të veprave të ndonjërit nga miqtë të krijuesve flitet e për flitet në superlativ qoftë për autorin apo edhe për veprën, sikur ajo vepër të jetë shumë e arrirë. Konsideroj se është shumë gabim të shkruhet poet shumë i arrirë, apo diçka të kësaj natyre, kur faktet dëshmojnë të kundërtën.
Ne për fat të keq nuk qëndrojmë dot mendimit të kritikut amerikan Harold Bloom ku ndër të tjera thotë: Nëse do të shkruash kritikë është gabim të miqësohesh me autorin, por miqësohu me veprën, tani duke e ditur nivelet e disa krijuesve të fb – ut. Reciprokisht bëhet shkruhen vështrime të pa konceptuara në bazë të teorive letrare . Nuk bëhet analizë e thuktë të tekstit duke e sintetizuar deri në hollësi. Gjë që gjatë leximit hetohen gabime tragjike ku futën një funksion të figurave letrare edhe metri edhe rima, ku thuhen në disa raste janë edhe këto figura letrare.
Nuk merret parasysh, se tillë ajo figurë letrare ndoshta nuk e ka fare vendin aty. Fundja nuk është e rëndësishme të përmenden në sasi figurat letrare, por nëse je kritik atëherë potencoje pse pikërisht është ajo apo kjo figurë. Prandaj konsideroj vlerësimi i një vepre letrare pavarësisht zhanrit letrar nuk duhet të behet pse e kemi mik akëcilin shkrimtar, Vërtet nuk i bëjmë nderë askujt, nuk mësojmë asgjë nga kjo. Të flitet për afirmimet e që paraprakisht lexuesi e di se ka të tillë shkrimtar që mund të krahasohen me krijues të një nxënësi të ciklit fillor.
Sigurisht se një lexues që ka shihje estetike dhe njohuri të mjaftueshme teorike letrare e sheh se askund nuk përputhet teksti letrar me atë që thuhet e shkruhet. Kjo disharmoni mes asaj që shkruhet e thuhet nga “kritiku – mik“ është për të ardhur keq.
Të tilla shkrime herë pas here lëshohen për botim nga media kryesisht të shkruara dhe elektronike pse e gjejmë një mik në redaksi. Nëse flasim për një produkt të mirë letrar, atëherë duhet të kemi një qasje tjetër të paktën të mos bëhemi qejf- bërës për diç që nuk është as në funksion të letërsisë e as në funksion të mendimit kritik. Letërsia ka parime, ka rregulla dhe nuk mund të shkruhet kujt çka t’i teket. Të mos e bëjmë Letërsinë shqipe tallava, po të mësojmë nga letërsia dhe të kënaqemi me atë ./rajonipress/


