Uji Dea

Aderimet s’kanë të ndalur në AAK

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sot AAK-së i janë bashkuar edhe dy anëtarë të rinj. Kryetari Ramush Haradinaj sot ka pritur asambleistin e Komunës së Artanës, Jahi Zeqirin, si dhe juristen e diplomuar Mirlinda Maloku Berkolli, e cila njihet edhe si aktiviste e dalluar. “Me vizionin e qarte te Aleancës, po bashkohen përditë veprimtare te dëshmuar dhe profesioniste te fushave te ndryshme. Bashkimi me familjen tone politike i asambleistit të Artanës, Jahi Zeqirit me dhjetëra bashkëqytetarë, është dëshmi se njerëzit e devotshëm të Kosovës, duan t’i shërbejnë forcimit te shtetit dhe mbrojtjes se sovranitetit te tij dhe jo politikave ditore”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa, Maloku Berkollin Haradinaj e ka prezantuar edhe si aktiviste të dalluar. “Figura te respektuara te shoqërisë, çdo here e me shume po e përkrahin konceptin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për Kosovën 100 % shtet. Sot, AAK-se iu bashkua Mirlinda Maloku Berkolli, Juriste e diplomuar dhe aktiviste e dalluar në vend. Bashke, do te punojmë pre Kosovën e fortë në ekonomi, rend dhe ligj, arsim e shëndetësi”, ka thënë ajo.

Mund të ju interesoj: