ARKATANA

Abdixhiku: Gratë e LDK-së nuk janë vetëm pjesë e listës, ato janë pjesë e ndryshimit që po vjen!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me 9 shkurt, bashkë do ta ndërtojmë një Kosovë ku gratë dhe vajzat kanë më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë hapësirë për të udhëhequr proceset e rëndësishme për të ardhmen e vendit ka shkruar Lumir Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Në Gjilan, mbajtëm tubim me gratë e Forumit të Gruas në këtë degë!
Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet shtëpia politike ku gratë nuk janë vetëm pjesë e procesit, por janë të barabarta në tavolinën vendimmarrëse, duke udhëhequr hapin tonë drejt ndryshimeve të mëdha në vend.

Që nga themelimi i LDK-së, gratë kanë qenë shtyllë e fuqishme e lëvizjes sonë politike. Ato ishin zëri i rezistencës, forca e qëndresës dhe shtylla të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Sot, janë pikërisht ato që do t’i udhëheqin fazat e radhës të konsolidimit të shtetit në qeverinë tonë në ardhje, me rolin e tyre të fuqishëm në reformat e parapara në drejtësi, arsim, ekonomi, shëndetësi e kulturë, duke e bërë ndryshimin real dhe të prekshëm për çdo qytetar.

Dhe këtë vizion, këtë vendosmëri, këtë përkushtim për një Kosovë më të drejtë e më të zhvilluar, ne e kemi mishëruar në listën tonë fituese për Kuvendin e Kosovës. Në radhët tona, kemi gra profesioniste, të zonja dhe të përgatitura, që e kanë dëshmuar veten me punën dhe përkushtimin e tyre.

Uji Dea

Gra që kanë qenë gjithmonë afër qytetarëve, që kanë udhëhequr institucione, që kanë ndërtuar politika dhe që tani janë gati të përfaqësojnë fuqishëm zërin e çdo qytetareje e qytetari në Kuvendin e Kosovës.

Ky nuk është vetëm një moment politik – është një moment historik! Dhe gratë e LDK-së nuk janë vetëm pjesë e listës, ato janë pjesë e ndryshimit që po vjen!

Me 9 shkurt, bashkë do ta ndërtojmë një Kosovë ku gratë dhe vajzat kanë më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë hapësirë për të udhëhequr proceset e rëndësishme për të ardhmen e vendit.

LDK124

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.