RCCOLA

AAK-së i bashkohet edhe Bashkim Shala, vëllai i dëshmorit të kombit Hafir Shala

/ 1 minutë lexim

I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, sot ka prezantuar edhe një anëtar të ri të AAK-së.

Bëhet fjalë për Bashkim Shalën, vëllai i dëshmorit të kombit, Hafir Shala. “Lajm i mirë aderimi në Aleancë i Bashkim Shalës nga Malisheva, vëlla i dëshmorit të kombit Hafir Shala. Bashkimin, i cili jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, e falënderova për kontributin në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kulturore e arsimore të vendit tonë përmes shoqatës “Atdheu”, si kryetar i saj. E sigurova se diaspora jonë, si krah i djathtë i Kosovës, do ta ketë gjithmonë kujdesin tonë të veçantë”, thuhet në njoftim.

Mund të ju interesoj: