UBT

AAK-PSD: Zgjedhjet e 6 tetorit janë afër, po aq sa edhe fitorja bindëse e jona

/ 1 minutë lexim

Nga një fshat i lënë anash, pas vetëm dy vjet qeverisje nga Haradinaj, sot Cërrnica duket ndryshe. Shumë gjatë e shumëkush e ka mashtrua Cërrnicën, e ka mashtrua Gjilanin dhe krejt Kosovën. Kemi premtuar se Gjilani me rrethinë do të duket ndryshe, i mbajtëm premtimet. Ka ndryshua edhe Gjilani, edhe Cërrnica, po ndryshon e gjithë Kosova.

Koncepti 100% KOSOVË, përveç në Cërrnicë e Livoç, Gumnishtë e Kravaricë, po gjen përkrahje të fuqishme gjithandej Anamoravës, në gjithë Kosovën. Temat e mbyllura nga qeveria Haradinaj, taksa e ushtria, Trepça, ligji i pagave dhe ai i kryeqytetit, dhe qëndrimi i pa lëkundur i Haradinajt karshi presioneve, janë disa nga arsyejet e shumta që sot kemi përkrahje të fuqishme për koalicionin AAK-PSD, dhe për Haradinajn kryeministër.

Zyra për Informim e Shtabit Zgjedhor AAK-PSD

Mund të ju interesoj: