RCCOLA

AAK-PSD: Të dielën, Kosova vendos për 100% shtet

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

AAK-PSD – KOALICIONI 100% KOSOVË, mbyllë fushatën elektorale në Dobërçan. Të vetorganizuar e me plotë vullnet, të etshëm për ambient të pastër e të gjelbëruar, Dobërçani fshat model në Kosovë.

Prandaj e vlerësuam ta përmbyllim këtu fushatën. Zgjedhjet e 6 tetorit, kanë dallim të theksuar krahasuar me të gjitha zgjedhjet në të kaluarën. Të dielën, Kosova vendosë për shtet 100%, për dinjitet e sovranitet, për territor e Republikë të pacenuar. Tanimë është gjithçka e qartë; populli e do Kosovën shtet 100%, dhe i beson Ramush Haradinajt për ta udhëheq shtetin.

Lider i dëshmuar në të gjitha rrethanat, që mban fjalën dhe që nuk shkelë mbi interesin e popullit dhe të shtetit. Kosova mund të ketë të ardhme të qëndrueshme, të sigurtë, dhe me zhvillim ekonomik e sundim të rendit e ligjit, vetëm me lider të vendosur si Haradinaj.

Ndryshe, kandidatë për deputetë nga Gjilani në listën e koalicionit AAK-PSD, janë; Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi, Magbule Shkodra, Bajram Hasani, dhe Besa Baftiu. Zyra për Informim e Shtabit Zgjedhor AAK-PSD.

Mund të ju interesoj: