AAK-PSD: Bresalci dhe Malësia e Zhegovcit, i besojnë fuqishëm Haradinajt

Koalicioni 100% KOSOVË, AAK-PSD në Gjilan, e nis fushatën elektorale me Bresalcin dhe Malësinë e Zhegovcit, vendi, ku do të bëhet kyçja e parë e Anamoravës në autostradën “Agim Ramadani”, pas gati dy dekada pritje për të, për hyrje-daljet në Gjilan, për unazën e jashtme të qytetit.

Gjilani e Anamorava në përgjithësi, është konsideruar si hambarë votash nga niveli nacional, ndërsa ka mbetur pa përkujdesje, pa investime, pa vëmendje nga qeveria. Siç edhe ishim zotuar, qeveria Haradinaj e riktheu vëmendjen kah ky regjion, dhe sot, pas dy vitesh qeverisje, Autostrada po bëhet, dhe Gjilani është bërë me infrastrukturë rrugore të kompletuar thuajse, dhe po shndërrohet në qytet model.

Bresalci Gjithmonë ka ditë të rreshtohet edhe kombëtarisht edhe politikisht, andaj prezenca e qytetarëve të kësaj ane në këtë tubim, i jep vulën e fitores koalicionit AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit. Ndryshe, kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Gjilani në listën e koalicionit AAK-PSD, janë; Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi, Magbule Shkodra, Bajram Hasani, dhe Besa Baftiu, ndërsa kjo listë konsiderohet si pesëshja shpresëdhënëse për Gjilanin. Fuqishëm për 100% KOSOVË! Zyra për Informim e Shtabit Zgjedhor AAK-PSD.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS