Fundamenti

AAK injoron “Vetëvendosjen”, thërret vetë protestë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

AAK-ja thotë se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Ndërkohë në këtë protestë do të bashkohet partia e Fatmir Limajt, “Nisma për Kosovën”. Përfaqësuesit e “Nismës” kanë thënë për “Zërin” se për ta nuk ka rëndësi se kush e thërret protestën. “Vetëvendosja” nuk e konfirmon nëse do t’i bashkohet protestës së thirrur nga AAK-ja.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur protestë për datën 14 maj. Këtë vendim partia e Ramush Haradinajt e ka marrë pa u konsultuar fare me partnerin disamujor të opozitës, Lëvizjen “Vetëvendosje”. Partia e Ramush Haradinajt ka njoftuar se vendimin për organizim të protestës e ka marrë pasi që ka realizuar konsulta me të gjitha forumet e saj.

Eco Higjiena

“Pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së kaluar të opozitës, e paraparë që të mbahej më 26 mars, AAK-ja sot ka marrë vendim për mbajtjen e një proteste gjithëpopullore më 14 maj. Një vendim i tillë është marrë pas diskutimeve me të gjitha forumet e AAK-së dhe një përcaktimi të palëkundur, që të vazhdohet me kundërshtimin e kapjes së shtetit. AAK-ja do të konsultohet edhe me partitë tjera opozitare dhe me shoqërinë civile e me grupet e interesuara, në mënyrë që protesta të jetë sa më e fuqishme”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

AAK-ja thotë se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Ndërkohë në këtë protestë do të bashkohet partia e Fatmir Limajt, “Nisma për Kosovën”. Përfaqësuesit e “Nismës” kanë thënë për “Zërin” se për ta nuk ka rëndësi se kush e thërret protestën. Bilall Sherifi nga ky subjekt ka thënë se, sipas tyre, si e thirri AAK-ja si “Vetëvendosja”, e rëndësishme është që protesta të jetë masive./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.