Abdixhiku i prezanton punët në shëndetësi, thumbon LVV-në: Për sulme ndaj mediave e ambasadave i keni ata, ne vazhdojmë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar me prezantimin e punëve në kryeqytet.
Ai ka prezantuar renovimet që janë bërë në hapësirat shëndetësore, derisa nuk ka kursyer as thumbimet me partinë në pushtet LVV-në.
“Mirëmëngjesi. Me hapësirat e reja shëndetësore të renovuara e në renovim; 10 sosh të përfunduara deri më tani. Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët. Ne, ndërsa, vazhdojmë”, ka thënë Abdixhiku.
Ndryshe kujtojmë se dje përfaqësuesi i LVV-së, Sami Kurteshi në një konferencë për media ka implikuar në rastin e Astrit Deharit, AKI-në, Policinë e Kosovës, Prokurorinë për arrestimet e aktivistëve të tyre lidhur me sulmin që kishte ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës më 2016.
Kurteshi akuzoi mediat për publikimin e incizimeve siç tha ai të paautorizuara. /Telegrafi/