Uji Dea

Haradinaj: Jemi të interesuar që të zhbllokohet Kuvendi, por Haxhiu nuk është figurë unifikuese

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ramush Haradinaj ka deklaruar se AAK është e interesuar për zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Sot i është përgjigjur Time Kadrija, dhe deri tani i jemi përgjigjur çdo ftese të kësaj natyre. Më vjen keq që nuk po ka mirëkuptim edhe nga ana e VV-së. Ne jemi të interesuar që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët. Nëse VV nuk ka zgjedhje tjetër, do të shohim. Në parim, zonja Haxhiu nuk është figurë unifikuese, aty qëndron edhe dallimi.”

Hidromorava

I pyetur nëse do ta votonin Fatmir Limajn si kryetar të Kuvendit, Haradinaj u përgjigj se nuk beson se e merr voten e Alences.“Nuk besoj që e merr votën e Aleancës.”