FITORJA

A po i vjen fundi bandave kriminale që terrorizuan për disa vite kompaninë “Eco – Higjiena”

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – A po u vije fundi bandave kriminale që për disa vite rresht terrorizuan dhe keqpërdorën me të gjitha mjetet manipulative kompaninë austriake dhe partneritetin e shëndoshë që ekzistonte prej vitesh mes Komunës së Gjilanit dhe kompanisë austriake. Ç`farë thotë Qemajl Mustafa e Bujar Nevzati.

Reagimi i Qemajl Mustafës

Njeti i keq përfundon përherë me marre
Kampanjës së Lutfi Hazirit për ta shkatërruar partneritetin publiko-privat (PPP) “Ecohigjiena”, po i dalin fëlliqtë, ngadalë e sigurtë.
Deri sot, mashat e këtij kryetari (plotësisht të paditur e qëllimkeq), kanë dërguar në prokurori më shumë se 15 kallëzime penale për neve që me mund, me besim e me përkushtim e lidhëm këtë partneritet me austriakët. Të gjitha këto kallëzime të shpifura ju dështuan deri sot dhe patjetër që do t’ju dështojnë edhe në ditët në vijim. Në shënjestër ishin të gjithë ata që kontribuuan për këtë partneritet e që isha unë si kryetar komune, partnerët privat nga Austria dhe cilido tjetër brenda e jashtë kompanisë që nuk ishte i pëlqyer nga Luta dhe nga injorantët nën pushtetin e tij.
Aq larg shkuan sa mundoheshin që ta shpallnin këtë partneritet joligjor deri edhe duke i asgjësuar lëndët që kishin të bënin me procedurën e hapur publike për krijimin e këtij partneriteti.

Më akuzuan mua për nënshkrim të paligjshëm të PPP dhe ju dështoi sepse prokurori i rastit, i turpëruar hoqi dorë pasiqë mbeti i zhveshur nga provat që ne i ofruam para trupit gjykues.

Pra, doli që marrëveshja është plotësisht e ligjshme dhe e bërë me shumë kujdes nga këshilltarë me përvojë që unë i pata angazhua atëherë (viti 2010 deri 2013).
Tashti doli që dokumentacioni i prokurimit qëllimshëm është asgjësuar nga ish drejtori i prokurimit që e mori dënimin (anipse simbolik) nga gjykata e që është argument shtesë për kampanjën frontale që vet kryetari e orkestroi kundër këtij partneriteti.
Thonë “Njeti i keq përfundon me marre”, e kjo pikërisht po i ndodhë këtij kryetari që erdhi në pushtet me mashtrim e me skema kuazimafioze dhe do të shkojë prej aty si mashtrues e dolloveragji ordiner dhe hiç më shumë.

ARKATANA

Sot, pushteti i Lutës i ka rreth 20 zyrtarë të lartë nën akuzë. Tashmë disa edhe me aktgjykime dënuese nga gjykata. Hajnat e mashtruesit po e degradojnë pamëshirshëm komunën. Gjilani vërtetë nuk e ka meritue këtë mjerim.
Pata shkruar disa herë gjatë fushatës zgjedhore që ju, qytetarë të Gjilanit, të mos bini në lajthitje e ta votoni një mashtrues si Lutën por ndodhi e kundërta.
Doli që ose e votuat me bindjen dhe vullnetin tuaj dhe tashmë e dini se gabuat, ose ua manipuluan votën industrialisht sikur në vitin 2010. Sidoqoftë, realiteti është ky që po e shohim e po e prekim. I hidhur apo jo ka shkruar Qemajl Mustafa.

Edhe, Bujar Nevzati thotë se sa i përket dënimit të ish Drejtorit të Drejtorisë së Prokurimit të Komunës së Gjilanit, ky dënim është sa për sy e faqe, edhe pse gjykata ishte përgatitur të mbyllte rastin, mirëpo presioni i publikut e detyroi gjykatësin t`i jep një dënim minimal. Ky person duke shfrytëzuar ( dhe duke u shfrytëzuar nga Luta ) autoritetin zyrtar dhe duke i tejkaluar kompetencat e tija, ka futur në zyrën e arkivit të Drejtorisë se Prokurimit, OJQ “Psikoterapeutet në veprim ” të cilën OJQ kanë qenë pjesë Antigona Kqiku (vajza) dhe Naime Bunjaku ( mbesa ) në zyrën e arkivit, përveç të tjera, ndodheshin edhe dosja e tenderit të KRM “Higjiena” në Gjilan, të cilat më vonë dolën të ishin zhdukur, dhe u vërtetuan edhe nga zyrtarët policor dhe gjykata.

Këto veprime kuptohet kishin ndodhur me lejen dhe urdhrin e të parit të komunës Lutfi Hazirit me të vetmin qëllim për ta shpallur partneritetin publiko-privat Ekohigjena ” si jo ligjor,dhe qeverisjen e z.Mustafa , si qeverisje të korruptuar, shantazhuar e çka jo tjetër. Mirëpo doli e kundërta, marrëveshja me partnerët nga Austria doli të jetë e ligjshme nga autoriteti i gjykatës themelore të Gjilanit dhe po ashtu dokumentacioni i prokurimit është asgjësuar qëllimisht nga ish Drejtori i Prokurimit, të cilin edhe e dënuan me një dënim minimal.

Kjo tregon qartë, se në fund drejtësia fitoi dhe ata që u munduan ta njollosin qeverisjen Mustafa e njollosen vetën ka thënë Bujar Nevzati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.