Shqiptarja e cila bëri që gjermanët ta duan çiftelinë
“Unë di që Çiftelia për shumë nga bashkatdhetarët tanë deklarohet si një instument konservativ, pasi më të këndohen dhe luhen këngët folklorike. Por unë mendoj se me këtë instrument mundesh të krijosh shumë gjëra të bukura, kombinime të rralla muzikor. Unë kryesisht jam duke e prezantue çiftelinë dhe këngët tona këtu në Hamburg qysh prej vitit 2010, në shumë Projekte dhe Festivale që organizohen nga gjermanet dhe mund të them se çiftelia pelqehet shumë nga publiku i huaj! Ata më thonë se është një instrument që ka ritëm, kumbim, tingull të veçantë dhe modernitet original në të gjitha kohërat. Prandaj ka shumë përspektivë, prandaj i kam bërë gjermanët ta pelqejnë çiftelinë.”
Lexoni intervistën e këngëtares nga Gostivari e cila jeton në Gjermani Hava Bekteshi dhënë gazetës “Nacional”…
Nacional: Hava, Ju e vizitoni herë pas here Shqipërinë, por cila ishte shtysa, që erdhët ketë radhë?
H.Bekteshi: Po kam qënë edhe herave të tjera me familjen time në Shqiperi, por jo aq shpesh. Herën e parë kam qënë në vitin 1998, pastaj në vitin 2009 kam bërë pushime si dhe kam vizituar Shoqërinë time këtu në Shqiperi. Kesaj here isha e ftuar nga shoqata “Bytyçi.” I falimenderoj shumë për ftesen që më bënë të cilën e pranova me shumë deshirë.
Nacional: Pra, sikurse thatë, keni qenë e ftuara e Shoqatës “Bytyçi” dhe ishit mysafire e “Sofres Bytyçase”, si ia kaluat gjatë qëndrimittuaj në Shqipëri.
H.Bekteshi: E kam kaluar shumë, shumë bukur në Tiranë. Isha e rrethuar nga një rreth miqsh të mrrekullueshem të cilët ma bënë çdo ditëdhe më të bukur se tjetra. Ndjehem e miresardhur dhe e repsektuar, aq sa s’kam as fjalë të mjatueshmë të shprehem se sa mire ndjehem ketu ne vendin Mëmë Shqipëri! Kam formuar edhe një rreth miqsh të mirë që besoj se do t’i kem miqë të jetës.
Nacional: Thatë se morët pjesë në Festën e Bytyçit, që mbahet për të 11-të vite radhazi në malin e Dajtit mbi Tiranë, cilat janë përshtypjet e asaj dite?
H.Bekteshi: Ajo dite me kanë ftymezuar dhe me ka mbushur plot me dashuri dhe emocione te bukura. Ketu pashë të gjithë pjesmarresit qe ishin tubuar ketu dhe me lanë nje pershtypje positive. Të gjithë ishin te afert, te respektuar dhe te dashur me mua dhe më njeri-tjetrin.Takova poashtu edhe figura te njohura artistike sië ishte edhe e madheja Shkurte Fejza dhe shume te tjere. Me pelqeu thjesht gjithë atmosfera, si ajri i paster në Dajt dhe pamja fantasike mbi Tiranë.
Nacional : Jo vetëm JU, por edhe këngëtarja Kosovare Shkurte Fejza, atë ditë u nderuat nga Shoqata “Bytyçi” me nga një çmim të veçantë: “Fatime Sokoli bilbil bjeshke i Malësisë së Gjakovës”, sa e ndjeni veten të vlerësuar?
H.Bekteshi: Njëherit shumë, shumë falimenderit që më nderuat edhe mua me kete çmim te veçante, pasi e mban emrin e e Legjendës së kenges folklorike shqiptare Fatime Sokoli. A ndjehem vete une e vlersuar? Cfarë pyjtje! Po si mos ndjehem e vlersuar. Per mua ai moment do te ngelet nje çast i bukur që kurrë nuk do ta harroj. Ashtu nje emocion dhe nje respekt nje vlersim dhe një nder qe m’u dha ai vlerësim. Kjo më motivon të jem më aktive si intrumentaliste e ciftelise dhe prezantuese e kenges folklorike kryesisht ne Hamburg per publikun gjerman dhe kuptohet edhe per vendasit e mi. Ky cmim do zërë vendin me te bukur dhe me te mire ne shtepin time. Eshte vertet nje kujtim shume i bukur dhe i vecantë qe nuk harrohet kurrë… Dhe njeherë shume falimenderit prej juve.
Nacional: Shihet, se jeni e dashuruar me traditat më të mira të popullit shqiptar, prandaj dhe i kultivoni dhe punoni për t’i përhapur ato, po ashtu edhe kostumet popullore që te shkojnë për shtat. Në këtë ceremony u njohe me të ashtuquajturën “veshje e gjerë” e Malësisë së Gjakovës, (Tropojë), për mendimin tuaj ku është e veçanta, por edhe e përbashkëtat e traditave të vëndlindjes suaj me këtë trevë ?
H.Bekteshi: Po është shumë e vertet se e dua kulturen dhe traditat tona. U jam shumë mirnjohese prinderve te mij qe me kanë ftymezuar dhe edukuar që te mos i harrojmë rrenjet tona prej nga vijme. Se te rritesh ne nje vend te huaj sic jam rritur une ne Hamburg / Gjermani mundesh shpejt të harrosh edhe gjuhen e nuk flas per vlerat e kultures dhe tradites. Ne familjen edhe sot e sot trashegohet kultura, arti dhe vlerat shqiptare tek gjenerate qe janë tash më të reja. Sepse aty ku nuk ka identitet s’ka edhe njeri të kopletuar. Si familje kemi qënë të vuajtur dhe sakrifikuar brez pas brezi per komb dhe vatan! Kisha rastin sa isha ketu ne Shqiperi ti vishja edhe veshjen Tropojane. Si veshje me ka pelqyer shume. Nje veshje shume e veçatë qe ishte ashtu kompet e punuar me dore. Komplimente vajazave të tropojës per kete veshje te bukur, eleganmte dhe me dizenj aq mahnitese. Une jam me prejardhje nga nje rreth i Gostivarit i ashtu quajtur Koritë. Edhe ne i kemi veshjen tone te traditave të fshatit, të krahinës. Une personalisht i dua me shume veshjet qe tregojnë kulturë dhe taditë dhe veshja e vendlidjes sime me pelqen shumë. Veshjet kishin gjera të perbashketa vetem tek punimet me rruza dhe çorapet pak a shumë, pastaj elementet tjerë përbejnë veçoritë e veshjeve shqiptare në tërësi që janë aq të bukur por edhe aq të ndryshëm njekohësisht, aq s ahabitin edhe boten perendimore.
Nacional : Duket se e kishit zgjatur qëndrimin në Shqipëri, cila është arsyeja, si ja kaluat këto ditë dhe përvojat që fituat.
H.Bekteshi: Po është e vertet që e zgjata pushimin ketu në Tiranë për plot një javë. Ketu kam edhe shume miq, shoqëri dhe doja t’i takoja mbase përseri. Pastaj në këtë kohe të shkurter formova edhe nje rreth te vogel miqsh te mire me te cilet ia kalova shume bukur. Kuptohet se shfytezova edhe rastin t’i takoj njerez qe ka ta te beje per bashkpunime apo edhe realizimet e disa projekte qe i kam unë deshiroj t’i realizoj në të ardhmen. Shpresojmë që së bashku t’ia arrijmë qellimit deri diku per nje realzim sa me te bukur të rruges muzikore.
Nacional : Cilat janë projektet dhe planet, për të ardhmen e punës tuaj krijuese, që mundet të lidhen më Shqipërinë?
H.Bekteshi: Shpresoj që së shpejti të rivizitoj Shqipërinë dhe të konkretizoj disa nga planet e mija artistike. Gjatë qëndrimit kam takuar aq shumë njerz te mrrekulleshem dhe të talentuar dhe shpresoj të realizojmë me ta shumë projekte në Tiranë, por edhe në Hamburg dhe Gostivar.
Nacional: Si u dashuruat me çiftelinë, instrumenti pas të cilit jeni aq shumë e pasionuar dhe si e shihni perspektiven e marrëdhënies suaj me këtë instrument?
Nacional: Dashurine time për Çiftelinë e kam gjetur qysh kur kam qënë dikund aty 8-9 vjeç. Në shtepine tone kishim nje çifteli. Kjo çifeli ishte e vllaut tim, i cili i binte shume mire. Dikur filloi edhe vllau tjeter të merret më kete instument dhe keshtu une si femijë e vogel e mora shume ne qejf sa i thashë vetës: “Dikur edhe unë do të mesoj t’i bije Çiftelisë “! Pra çiftelinë e kam mesuar vetë, duke u marrë si femijë me të. Ton mbas toni, note mbas note, deri sa kur fillova t’i bie meleodisë së një kenge me sa më kujtohej “Qeshë i vogel dhe u rrita“, quhehej ajo këngë… Pastaj me kohë, falë edhe zellit tim për të mesuar më shumë çiftelinë fillova të luaj më të plot meleodi. Pra kështu ka nisur dashuria ime për Çiftelinë, dashuri e cila vijon deri sot dhe ende s’ka mbaruar! Unë di që Çiftelia për shumë nga bashkatdhetarët tanë deklarohet si një instument konservativ, pasi më të këndohen dhe luhen këngët folklorike. Por unë mendoj se me këtë instrument mundesh të krijosh shumë gjëra të bukura, kombinime të rralla muzikor. Unë kryesisht jam duke e prezantue çiftelinë dhe këngët tona këtu në Hamburg qysh prej vitit 2010, në shumë Projekte dhe Festivale që organizohen nga gjermanet dhe mund të them se çiftelia pelqehet shumë nga publiku i huaj! Ata më thonë se është një instrument që ka ritëm, kumbim, tingull të veçantë dhe modernitet original në të gjitha kohërat. Prandaj ka shumë përspektivë, prandaj i kam bërë gjermanët ta pelqejnë çiftelinë.
Nacional: Për interesin e lexuesve të gazetës, çfarë mund të na thoni, për jetën e përditshme, marrëdhënjet me familjen, shoqërinë në Gjermani dhe kudo, hobet dhe mbi të gjitha lidhjet e saja me vëndlindjen, fshatin tuaj, Koritë të Gostivarit etj. ?
H.Bekteshi: Së pari i pershendes perzemersisht të gjithë lexuesit e gazetes. Une jam me origjine nga Gostivari. Në Hamburg jetoj qysh prej vitit 1993 bashkë me gjithë të afermit e mi të familjes. Ketu në Hamburg jam rritur dhe sa i perket profesionit unë kam mbaruar në vitin 2008 Fakultetin e Ekonomisë në Hamburg. Momentalisht jam e punësuar në profesionin tim si ekonomiste po ashtu në Hamburg. Prej dy vjetësh i ndjeki Studimet e dyta “Master of Education“ si studente e parte time në Fakulltetin e Hamburgut. Me kete mundem të jem edhe mesimdhenese neper shkollat e nivelit Gjymnaz-Ekonomik.


