Fundamenti

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shqiptari vret ish-partneren në Francë pak kohë pasi ishin ndarë. Vijojnë hetimet për vrasjen e një kameriereje në Mulhouse të Francës. Mediat franceze raportojnë se në kërkim është shpallur ish-partneri i saj, një shtetas shqiptar. Viktima e një sulmi me thikë ishte një grua 33-vjeçare, e lindur në Gjeorgji dhe banuese në Mulhouse, transmeton albinfo.ch.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, nuk ka precedentë penale dhe është i panjohur për policinë franceze, njoftoi Prokuroria e Mulhouse më 28 tetor.

Viktima punonte si banakiere në një bar lokal. Ajo u godit me thikë për vdekje më 25 tetor, në momentin që po hapte lokalin e punës. Sipas hetimeve paraprake, ajo kishte jetuar për tre vjet me autorin e dyshuar, nga i cili ishte ndarë prej pak kohësh.

Prokuroria dyshon se motivi i ngjarjes lidhet me xhelozinë dhe refuzimin e ndarjes, një faktor i përmendur shpesh në rastet e femicidit.

HW

Shefi i saj, Farouk Tas, i cili mbërriti i pari në vendngjarje, tha për France 3 Grand Est:

“Ajo ishte si vajza ime. Ishte një grua e jashtëzakonshme. Jemi në shok, pamë gjithçka me sytë tanë. Jemi të shkatërruar.”

Një autopsi e trupit të viktimës pritet të kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Strasburgut, ndërsa po rishikohen kamerat e sigurisë për të zbardhur çdo detaj të ngjarjes. /Albinfo.ch

https://www.albinfo.ch/vritet-me-thike-e-reja-ne-france-ne-kerkim-ish-partneri-shqiptar/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.