Mobi Casa

E kanosë me revole

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në fshatin Krilevë të Kamenicës Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informatë se përmes telefonit nga viktima shqiptar shtetas i Kosovës, se gjatë kohës sa ka qenë në fushën e futbollit të shkollës fillore në ketë fshat i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, ka nxjerr një revole nga një çantë dhe e ka drejtuar në drejtim të viktimës.

I dyshuari më pas ka ulur revolen pa e shkrepur dhe është larguar me veturën Golf 5 ngjyre e kuqe në drejtim të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka arritur që veturën e dyshuar ta ndal në fshatin Keqekoll komuna e Prishtinës në tentim për të ikur.

Fundamenti

Në veturë ndodheshin 5 persona të cilët janë arrestuar fillimisht dhe të njëjtit janë sjellur në stacionin policor në Kamenicë.

Gjatë kontrollit të veturës dhe të dyshuarve nuk është gjetur arma, është gjetur vetëm një shufër metalike e cila është konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit rasti i referohet prokurorisë në procedurë të rregullt./rajonipress/