United Hospital

Prangosen dy hajna, të dyshuar për vjedhje ari

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan kohë më parë është njoftuar për një rast ku ishin vjedhur stoli ari të ndryshme në vlerë të konsiderueshme si dhe një armë pistoletë e zezë prodhim Italian me datë 13.07.2014. Njësiti i hetimeve pas një pune mirë të organizuar operative dhe informatave të besueshme me datë 02.09.14 rreth orës 11:55 i ka arrestuar dy të dyshuar që besohet të jenë të implikuar në këtë rast tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Të njëjtit në lokalet e NJHK-së janë intervistuar me shkrim në prezencë të avokatëve mbrojtës.

Të dyshuarit me aktvendim mbi ndalimin të lëshuar nga Prokurori kujdestar i PTH për krime të përgjithshme Gjilan janë ndaluar 48 orë në Qendrën e Ndalimit Gjilan.

Mobi Casa

Në bazë të dëshmive materiale të qëndrueshme që disponon Policia e Kosovës konkretisht njësiti i hetimeve, të dyshuarit në fjalë në grup besohet të kenë kryer disa vepra penale në Gjilan e rrethinë kryesisht vjedhje të rënda.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rastet e kompletuara do t`i dorëzohen prokurorit të shtetit tha Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.