ARKATANA

Arrestime e bastisje të shumta në Gjilan për drogë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në lagjen “Dardania II” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që në shtëpinë e të njëjtit gjatë një bastisjeje që është bërë me datën 15.08.2014 është gjetur një sasi e dyshuar me substancë narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës.

Edhe në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

FIDANISHTJA

Kurse në lagjen “Dardania I” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/