Policia akuzohet për korrupsion në tenderin 4.3 milionë euro
Policia akuzohet për korrupsion në tenderin 4.3 milionë euro Policia e Kosovës e ka rekomanduar për kontratë ofertën që ka qenë 2.3 milionë euro më e shtrenjtë se oferta më e lirë e dorëzuar në tenderin për furnizim me uniforma të reja.
Policia e Kosovës e ka rekomanduar konsorciumin “Steda Kosova & Albakos International & Hidroforca” për kontratë për furnizim me uniforma standarde të Policisë së Kosovës. Vlera e përafërt e kontratës trevjeçare që Policia planifikon ta lidhë me këtë konsorcium është 4 milionë e 377 mijë e 436 euro shkruan sot Koha Ditore.


