Eko Higjiena

Nuk ka rëndësi paga, por të ardhurat korruptive

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Ndonëse viteve të fundit, pas kritikave të shumta që janë bërë në adresë të pushtetarëve tanë, pati një rritje të pagave në sistemin e drejtësisë, as kjo, sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe, nuk solli përmirësim në fushën e gjyqësorit dhe të prokurorisë, e sidomos në efikasitetin e punës së tyre.

Dyshohet se ka plot gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

Ndonëse viteve të fundit, pas kritikave të shumta që janë bërë në adresë të pushtetarëve tanë, pati një rritje të pagave në sistemin e drejtësisë, as kjo, sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe, nuk solli përmirësim në fushën e gjyqësorit dhe të prokurorisë, e sidomos në efikasitetin e punës së tyre. Madje, të njëjtët thonë se për shumë gjyqtarë e prokurorë, që dyshohet se janë të korruptuar, pagat janë problemi më i vogël i tyre, sepse edhe pas rritjes së pagave për ta, një pjesë e bartësve të këtyre funksioneve në drejtësi dyshohet se kanë vazhduar me avazin e vjetër, duke mos ndryshuar aspak për të mirë punën e tyre në gjyqësorin kosovar, që vazhdon të lëngojë edhe në ditët e sotme.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se drejtësinë kosovare e kanë sjellë në gjendjen e papërgjegjshme një strukturë e papërgjegjshme gjyqtarësh e prokuroresh, të cilët nuk kanë treguar dinjitet e as etikë profesionale, por as integritet, duke shkelur kështu, siç tha, mbi kodin etik të drejtësisë në rend të parë, dhe rrjedhimisht kanë shkelur mbi vetë parimet etike e profesionale që përbëjnë bazat e drejtësisë dhe funksionit të saj, dhe kjo e bazuar në të shumtën e rasteve të ndarjes së drejtë- sisë, qoftë përmes gjyqësorit apo qoftë përmes prokurorisë.

Drejtësia e keqpërdorur për shumë vjet

Sipas Kelmendit, derisa në sistemin e drejtësisë gjenden gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, e të inkriminuar, atëherë për këta nuk çon peshë asfare paga e dinjitetshme. “Në të vërtetë, këta përbëjnë anën e keqe, pra atë të keqpërdorimit të drejtësisë tash e sa vite të instaluar në sistemin e drejtësisë. Pra, përderisa këta janë pjesë e kësaj drejtësie pa kurrfarë llogaridhënie për veprat inkriminuese e korruptive të tyre, apo edhe pa pastrimin e tyre nga sistemi i drejtësisë, qoftë në nivelin qendror të gjyqësorit apo qoftë në ato komunale, nuk mund të kemi fuqizim të shtetit të së drejtës dhe fuqizim të sundimit të ligjit”, ka potencuar ai. “Ata gjyqtarë e prokurorë që në rend të parë nuk luftojnë për fuqizimin dhe funksionimin e shtetit juridik, ku në punën dhe detyrat e tyre dominon etika profesionale dhe integriteti profesional në respektimin e detyrimeve ligjore, atëherë këta nuk do të duhej ta kenë vendin në këtë sistem të drejtësisë”, është shprehur analisti Naim Kelmendi.

FIDANISHTJA

Presioni politik, pengesë e madhe

Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se në radhë të parë, pagat sado që janë të mira, padyshim dhe që ky shtet ka bërë mjaft në avancimin dhe rritjen e standardit të punonjësve, sidomos atyre në administratë publike dhe në gjyqësor e në institucione të tjera dhe kjo, siç tha, më tepër se sa që është lejuar me parametrat e FMNsë ndonjëherë. Megjithatë, sipas Baraliut, njerëzit kanë nevojë për më shumë derisa, veç kësaj, kanë edhe të hyra të tjetra, përveç pagave në gjyqë- sor. ” Pra, pagat nuk është se janë të dobëta, por nuk është se edhe janë të balancuara me sektorët e tjerë, ngase po t’i pyesësh ata të gjyqësorit, gjyqtarët e prokurorët thonë se në sektorët e tjerë janë dukshëm më të mira pagat dhe masat e tjera stimulative sesa në gjyqësor”, ka vijuar ai.

Por, sidoqoftë, Baraliu mendon se janë edhe problemet e tjera në gjyqësor që ndikojnë në këtë aspekt. ” Në radhë të parë janë kushtet e tilla që ka ndikim politik nga jashtë, ndërsa në anën tjetër ka drejtësi selektive dhe ka presione të mëdha në segmente të caktuara, por ka edhe hezitim, edhe frikë mbase tek disa që të marrin përgjegjësitë për shkak delikasitetit në kuptimin e ndjeshmërisë të rasteve të ndryshme gjyqësore, qofshin ato civile, penale, ose edhe në fusha të tjera të pronës, e kështu me radhë, pastaj edhe mungesa e kushteve të punës, udhëtimi, siguria, banimi, etj., ku gjithë këta faktorë ndikojnë që të kemi probleme në efikasitet, por të kemi edhe mungesë energjie, lodhje edhe pa vullnet dhe për rrjedhojë edhe mossukses, përkundër sukseseve që janë të pakontestueshme”, tha Baraliu./kosova sot/