Uje Dea

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

/ 2 minuta lexim

Koloneli amerikan Jabari Miller, i cili ka marrë drejtimin e Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, ka deklaruar se ushtarët amerikanë janë të përgatitur të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët e NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë.

“Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të trajnuar dhe të gatshëm të punojnë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë”, ka deklaruar Miller për revistën ushtarake “Stripes”, transmeton Express.

Deklarata e tij vjen pas marrjes së komandës së Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it nga ushtarët amerikanë të Regjimentit të Dytë të Kalorësisë dhe njësive mbështetëse të Divizionit të Parë të Këmbësorisë, me seli në Gjermani.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Sipas një njoftimi të Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, ndërrimi i komandës u bë të hënën, gjatë një ceremonie në kampin Bondsteel, në Kosovë.

Ushtarët amerikanë në detyrë aktive e morën komandën nga Brigada e 53-të e Këmbësorisë e Gardës Kombëtare të Floridës. Kjo shënon rikthimin e trupave amerikane në detyrë aktive në udhëheqjen e kësaj komande, për herë të parë që nga shtatori i vitit 2014.

Zëdhënësi i komandës, rreshteri i shtabit Hunter Tate, ka thënë se vendimi për ndryshimin e udhëheqjes është marrë për shkak të “disponueshmërisë aktuale të forcave dhe nevojave të misionit”.

Ndryshimi vjen në një kohë kur janë paralajmëruar reduktime të trupave të KFOR-it, në kuadër të përshtatjes së pranisë ushtarake me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.