Eko Higjiena

Durrës, gjenden të lidhura dhe të vdekura dy gra

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Dy persona kanë gjetur vdekjen gjatë një grabitje me dhunë në qytetin e Durrësit. Në lagjen nr.11 pranë Postës së Durrësit, në banesën e tyre janë gjetur të masakruara dy të moshuara Gjinovefa Vava 70 vjeç dhe Elsa Vava, 75 vjeç, kunata mes tyre.

Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, mësohet se dy viktimat janë gjetur të lidhura në duar dhe me qese në kokë, ndërsa dyshohet të kenë vdekur nga asfiksia.

Mobi Casa

Gratë e moshuara u gjetën të vdekura në katin e dytë të banesës private, nga djali i njërës prej viktimave. Dyshohet se ekzekutimi i tyre ka ndodhur gjatë grabitjes të banesës private, ndërsa mendohet se kanë qenë më shumë se dy persona. Efektivë të shumtë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve të krimit.