UBT

MPB e Serbisë: Një shqiptar i plagosur në kufi me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se një patrullë e Stacionit Policor të Kurshumlisë ka hasur në një numër të madh të shqiptarëve, që prenë pyje në rajonin e fshatit Orlovac-Matarove, në komunën e Kursumlisë, raporton B92.

Ky aktivitet është vërejtur në dhjetë ditët e fundit, shkruhet në artikull.

“Në ushtrimin e kompetencave të policisë, shumë njerëz kanë hapur zjarr ndaj oficerëve të policisë. Ka pasur një shkëmbim zjarri, në të cilin një shqiptar është i plagosur, ndërkohë që nuk ka viktima në mesin e policëve” tha Ministria e Brendshme te Serbisë.

Hetimi është në vazhdim. Në vend te ngjarjes janë anëtarë të stacionit policor të Kurshumlisë dhe pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë.

Indeksonline ka tentuar ta konfirmojë këtë edhe nga pala kosovare, por deri më tani nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.

ARKATANA

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, deklaron se ai është i pa informuar për ketë rast.

“Mua s’më kanë informuar për këtë rast. Pyetini policinë”, tha shkurt Rexhepi.

Këtë nuk ka mundur ta konfirmojë as zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

“Deri më tani nuk mundem me thanë asgjë. Këto janë informata që vijnë nga shteti përkatës. Dhe mund që më vonë apo edhe nesër kjo të konfirmohet, por që për momentin nuk ka asgjë”, tha Sadriu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.