UBT

Fier, aksidentohet një familje pranë fshatit Vajkan, humb jetën kryefamiljari

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pranë fshatit Vajkan të Fierit, në aksin Lushnje – Fier, ka ndodhur një aksident mëngjesin e sotëm, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 50-vjeçar. Ai quhet Andon Sterjo, 50-vjeç dhe drejtonte një makinë “Audi” me targa 2581 D.

Sterjo udhëtonte me familjen e tij kur befas makina e drejtuar prej tij ka dalë nga rruga. Familjarët e tij kanë pësuar lëndime të lehta, por e kundërta ka ndodhur me 50-vjeçarin.

Mobi Casa

Policia dhe ambulancat kanë shkuar në vendin e ngjarjes për tërheqjen e trupit të viktimës dhe ndihmuar të plagosurit e tjerë. Njëkohësisht janë mbledhur provat për të zbuluar arsyet që çuan në aksidentin fatal.