Eko Higjiena

Kosova, tokë e minuar për investitorët

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Që nga pas lufta e deri më sot, përfaqësues të shumë kompanive dhe brendeve të njohura botërore kanë qëndruar me ditë të tëra duke bredhur nëpër Kosovë me synimin që të mësojnë nga afër për kushtet që i ofron vendi për të investuar kapitalin e tyre.

Analistët i japin të drejtë ambasadorit britanik, shkruan gazeta Kosova Sot.

Që nga pas lufta e deri më sot, përfaqësues të shumë kompanive dhe brendeve të njohura botërore kanë qëndruar me ditë të tëra duke bredhur nëpër Kosovë me synimin që të mësojnë nga afër për kushtet që i ofron vendi për të investuar kapitalin e tyre.

Mirëpo, sipas analistëve, në kontaktet e para që i kanë pasur mysafirët me pushtetarët vendorë të të dyja niveleve shumica e tyre janë ndarë të zhgënjyer që në start të vizitave, nga ryshfeti i madh apo “talli” i përfitimeve që u është kërkuar këtyre investitorëve të huaj.

Uji Dea

Sipas analistëve, në veçanti një situatë e tillë e rëndë ka qenë në dekadën e fundit. Ditë më parë për këtë çështje kishte folur edhe ambasadori britanik. “Në Kosovë investitorët me të ardhur ikin në rajon, sepse përfitimet i kanë më të mëdha. Por, pyetja ime është pse personat e pasur nga diaspora nuk investojnë në Kosovë. Sepse nuk janë idiotë, ata dinë se nëse investojnë kanë për të pasur probleme. Dhe deri tash kam biseduar me disa investitorë të diasporës dhe më kanë thënë se gabimi më i madh është të investosh në Kosovë”, deklaroi Ruari O’Connell.

Kosova, vendi më i vështirë në botë për investime

Bankieri Milazim Abazi është plotësisht dakord me ambasadorin e Britanisë së Madhe, O’Connell, lidhur me konstatimet e tij për ikjen e investitorëve të huaj nga Kosova dhe mosardhjen e investitorëve të diasporës kosovare për të investuar në Kosovë. “Unë mund të them publikisht se më vështirë se të investohet në Kosovë nuk ka askund në botë. Këtë e kam provuar edhe vetë bashkë me investitorët vendorë dhe të diasporës”, është shprehur ai. “Kemi pasur një projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin e ndërmarrjeve eksportuese në Kosovë dhe për përkrahjen e kreditimit të bujqësisë, por për shkak të mospërkrahjes me licencë nga BQK-ja, ka 6 vjet që sorollatemi poshtë dhe lart. Për këtë para tre vjetësh iu kemi drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe tek tash pas tre vjetësh presim një epilog. Dashtë Zoti epilogu të jetë i drejtë”, potencoi Abazi.

Edhe analisti tjetër i ekonomisë, Dardan Grapci pajtohet në tërësi me vlerësimin e ambasadorit O’Connell . “Mendoj se këto konkludime kanë ardhur si pasojë e korrupsionit të lartë, mosfitimit dhe humbjes së kohës”, tha ai. Sipas tij, primare është se duhet të fuqizohen rendi dhe ligji urgjentisht./kosova sot/