Fundamenti

Bizneset e Kamenicës do të bëhen me shoqatën e tyre

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë në bashkëpunim me organizatën Helvetas organizuan një takim me një numër të bizneseve, ku u bisedua si fillim në lidhje me themelimin e shoqatës së bizneseve në Kamenicë.

Drejtoresha e DEZHD, Ferdane Rrudhani duke treguar për përparësitë që mund t’i kenë bizneset nëse punojnë si grup, tha që ka shumë nevojë që në Komunën e Kamenicës të ketë një adresë të saktë se ku të drejtohen të gjitha bizneset për bashkëpunimin, problemet dhe vështirësitë që kanë dhe drejtoria jonë do t’iu mbështesë bizneset, ajo njëherit edhe iu falënderua organizatës Helvetas për përkrahjen që po u japin gjatë këtyre viteve.

Fundamenti

Përfaqësuesit e bizneseve e përshëndeten këtë takim dhe u vendos që brenda një kohe të shkurt të mbahet një takim tjetër me një numër më të madh të bizneseve dhe të vendoset lidhur me krijimin e shoqatës së bizneseve./rajonipress/