PDK: Nëse Kushtetuesja e legjitimon, Mustafën, edhe ne e njohim
Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se në rast se Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të rregullt seancën konstituive të Kuvendit dhe e legjitimon, Isa Mustafën si kryetar të Kuvendit, PDK do ta pranoj një vendim të tillë dhe do ta njohin Mustafën si kryeparlamnetar.
Këtë deklaratë Haliti i ka dhënë pas dorëzimit të kërkesës së PDK-së për pezullimin e seancës konstituivet Kuvendit, në Gjykatë kushtetuese.
“Kontestuam zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit të Kosovës, zgjedhjen përmes së mendojmë se janë bërë shkelje të Kushtetutës, janë shkelë procedurat dhe po kërkojmë që gjithë kjo procedurë të pezullohet dhe të rifilloj seanca e re. Kemi kërkuar që të pezullohet kjo procedurë dhe Kushtetuesja mund ta vendos këtë. Nëse nuk pezullohet është vendim i saj. Sigurisht që vendimet e Gjykatës Kushtetuese ne i njohim dhe asnjëherë nuk i kemi kontestuar dhe nuk mendojmë t’i kontestojmë”, ka thënë Haliti.
Ai më tej ka thënë se kanë kërkuar gjithashtu që të mos lejohet mbajtja e seancave tjera të Kuvendit derisa të mos jep përgjigje Gjykata Kushtetuese për legjitimitetin e seancës konstituivet Kuvendit./zeri/


