Fundamenti

Kurti me kongresistin amerikan për vendimin e Speciales: Ka pasaktësi dhe gabime ligjore, duhet korrigjuar në Apel

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawle.

Gjatë takimit me Lawle, Kurti ka diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore.

Ai theksoi se pretendimet për trafikim organesh, të përfshira në raportin e Dick Marty-t, nuk u përfshinë në aktakuzë nga Prokuroria.

“Vendimi injoroi pretendimet fyese dhe të pabesueshme për trafikimin e organeve të raportit të Dick Marty-t, të cilat ishin aq të pabesueshme sa që nuk u ngarkuan as nga Prokuroria”, tha Kurti.

Sipas tij, Gjykata Speciale gjithashtu ka rrëzuar akuzat për krime kundër njerëzimit.

ARKATANA

“Ajo gjithashtu hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit”, u shpreh Kurti.

Megjithatë, Kurti vlerësoi se gjetjet e tjera të aktgjykimit duhet të kundërshtohen në procedurën e Apelit.“Gjetjet e mbetura, megjithatë, u bazuan në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore. Ne presim që këto të korrigjohen plotësisht në apel”, deklaroi ai.

Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të ankimohet dhe procesi gjyqësor vazhdon në procedurat e apelit.

Në takimin me Lawler, Kurti ka diskutuar edhe për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, investimet dhe situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në takim ka marrë pjesë edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.