Fundamenti

“Ndjenjë Tjetër”, shumë shpejt klipi i ri nga Dafina

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas lansimit të suksesshëm të këngës me hip hop yllin dhe të dashurin e saj, Ledri Vula, duket se këngëtarja Dafina Zeqiri po bën gati goditjen e saj të radhës.

“Ndjenjë Tjetër” titullohet kënga e re e Dafinës, e cila është pjesë e albumit të saj të ri.

Ajo ka zbuluar në Instagram se po bëhet gati për klipin e ri të saj, të këngës “Ndjenjë Tjetër” e që për të është e preferuar nga albumi.

Hidromorava

Videoklipin është duke e punuar Max Production.

Dafina është gati që t’i arrijë një milion klikime pak kohë pasi publikoi bashkëpunimin me Ledrin, “Got Ur Back”.