UBT

Bleona jep detaje nga të shtënat në eventin e Trump-it

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bleona Qereti ka qenë pjesë e një prej eventeve më të rëndësishme të elitës mediatike dhe politike në Shtetet e Bashkuara, por mbrëmja që pritej të ishte festive mori një kthesë të papritur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Artistja mori pjesë në Darkën e Korrespondentëve në Uashington, një organizim i përvitshëm i White House Correspondents’ Association, që mbledh figura të njohura nga politika, media dhe showbizi.

Megjithatë, atmosfera glamuroze e tapetit të kuq u tensionua pas raportimeve për të shtëna pranë hotelit ku po zhvillohej ceremonia, duke krijuar panik dhe pasiguri mes të pranishmëve. Si pasojë e situatës, organizatorët u detyruan të marrin masa dhe eventi pritet të riplanifikohet.

Në mes të këtij zhvillimi dramatik, Bleona ndau me ndjekësit e saj në Instagram një moment nga mbrëmja, ku shfaqet elegante në tapetin e kuq.

Uji Dea

Krahas fotos, ajo shkroi: “Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize. Darka e mbrëmshme e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”, duke lënë të kuptohet edhe për situatën e papritur që përfshiu eventin.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së Donald Trump reagoi përmes një konference për media, ku deklaroi se beson që incidenti ishte vepër e një “ujku të vetmuar”, duke përjashtuar për momentin mundësinë e një sulmi të organizuar më të gjerë.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek çështjet e sigurisë në evente të mëdha publike në SHBA, ndërsa detaje të mëtejshme mbi incidentin pritet të dalin në vijim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.