Mobi Casa

Deputetja e PDK-së: U tradhtuam nga Vetëvendosje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka deklaruar se situata e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit nuk duhet të shihet si një dëm i shkaktuar vetëm ndaj PDK-së, por si një çështje që, sipas saj, po e dëmton Republikën e Kosovës.

Duke folur në emisionin “Five” në TV Dukagjini, Kabashi-Ramaj ka thënë se PDK-ja është duke i ndjekur të gjitha procedurat institucionale për të kundërshtuar atë që e konsideron si veprim kundërkushtetues në procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Jemi duke i ndjekur të gjitha procedurat që vendi ynë të vazhdojë të mos thellohet në një veprim kundërkushtetues, siç ka dashur Albin Kurti me e dërgu”, ka deklaruar ajo.

Kabashi-Ramaj ka kritikuar Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar se PDK-ja është tradhtuar nga ta.

“Është fatkeqësi që PDK u tradhtua nga Albin Kurti dhe nga Vetëvendosje, që Kosova udhëhiqet nga një njeri i pabesë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, deputetja e PDK-së ka theksuar se në këtë situatë dëmi, sipas saj, nuk është vetëm politik apo partiak.

ARKATANA

“Nuk është dëmtuar PDK-ja për mosvotimin e nënkryetarëve, por është dëmtuar Republika e Kosovës. Kjo çka po i ndodh Republikës së Kosovës është e paprecedent”, është shprehur Kabashi-Ramaj.

Ajo ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për të rikthyer, siç e ka quajtur ajo, kushtetutshmërinë në vend.

“Vazhdimisht PDK-ja të gjitha veprimet i ka ndërmarrë për me rivendosë kushtetutshmërinë në vend”, ka deklaruar deputetja.

Kabashi-Ramaj ka insistuar se Kushtetuta nuk mund të varet nga interpretimet politike të partive, duke e cilësuar atë si aktin më të lartë juridik që duhet të respektohet nga të gjithë.

“Kushtetuta e Kosovës nuk varet prej interpretimit politik të asnjë partie politike. Është mbi të gjithë ne dhe ne të gjithë i shërbejmë asaj”, ka thënë ajo.

Sipas Kabashi-Ramajt, PDK-ja do të vazhdojë t’i ndjekë të gjitha rrugët institucionale për të kundërshtuar veprimet që i konsideron në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka paralajmëruar se procesi i konstituimit të Kuvendit mund të përfundojë edhe në Gjykatën Kushtetuese./Tv Dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.