Konfirmon Kurti: Marrëveshja drejt dështimit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me përfaqësuesit e LDK-AAK-NISMA ka thënë se marrëveshja ndërmjet partive opozitare nuk ka mundur të arrihet.
Sipas tij, dallimet ndërmjet deklaratave verbale për mbështetje të kushteve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk përputhen me atë çfarë partitë tjera janë në gjendje të nënshkruajnë.
Megjithatë, marrëveshjes i është dhënë edhe një mundësi. Partitë janë pajtuar të vazhdohet me negociata përmes grupeve punuese për të gjetur mundësinë e një marrëveshje për koalicion qeveritar.
“Ka një shpërpputhje mes përafrimeve të mëhershme të qëndrimeve të VV-së dhe LDK-AAK-Nisma. Shpërputhjet janë në pjesën që ka të bëjë me dialogun me Serbinë, me privatizimin dhe çështje të tjera”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se, në seancën e së enjtes, Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë kryeparlamentarin e propozuar nga koalicioni, përderisa nuk ka marrëveshje mes këtyre subjekteve. /Telegrafi/
Fillon takimi në mes liderëve të LDK, AAK, Nisma dhe VV
Ka filluar takimi në mes liderëve të LDK-së, AAK-së, NISMA-së dhe të Vetëvendosjes, ku pritet të vendoset për arritjen e marrëveshjes ose jo me Vetëvendosjen.
Kjo e fundit ka vënë disa kërkesa që kërkon t’i nënshkruajnë partitë tjera, ku sipas burimeve të KosovaPress-it, ndër më të ndishmet është krijimi i një komisioni hetimor për privatizim dhe pika 3, në të cilën thuhet ’Fillimin e dialogut me Departamentin për Zgjerim të Bashkimit Evropian për obligimet e Kosovës në procesin përmbajtjesor integrues drejt anëtarësimit të plotë në BE, duke përfshirë këtu edhe dialogun më BE-në për dialogun me Serbinë.
Në anën tjetër, Mustafa e Haradinaj, dje i kanë konfirmuar vazhdimin e përgjegjësive që ka Kosova për dialogun me Serbinë.
Ndonëse është paraparë që ky takim të mbahej dje, ajo është shtyrë me kërkesë të grupit LDK-AAK-Nisma, për arsye private, familjare të tyre


