ARKATANA

Isa Mustafa: Kemi të drejtë ta formojmë grupin e përbashkët parlamentar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, pas takimit me Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn, ka thënë se kanë të drejtë ta formojnë një grup të përbashkët parlamentar dhe rrjedhimisht ta marrin edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

“Kemi të drejtë ta formojmë grupin parlamentar të përbashkët, dhe do ta bëjmë”, ka thënë Mustafa.

Pastaj ka treguar se çka tjetër kanë folur me udhëheqësit AAK’së dhe Nismës.

“Diskutuam poashtu edhe çështjet programore, të cilat e forcojnë bazamentin e qeverisjes sonë, në periudhën e ardhshme katër vjeçare dhe çështje të tjera të cilat vijnë pas certifikimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa, pas takimit.

“Biseduam lidhur me përgatitjen e seancës së Kuvendit, lidhur me qasjen e grupit të përbashkët parlamentar në mbledhjen konstituuese të Kuvendit të Republikës së Kosovës..”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Haradinaj dhe as Limajn nuk kanë folur pas takimit.

FIDANISHTJA

Konsultimet e fundit të Bllokut Opozitar – mblidhen në Selinë e LDK’së

Liderët e Bllokut Opozitar, LDK-AAK-Nisma, do të takohen sot në mesditë në Selinë e LDK’së, te Qafa në Prishtinë, për të diskutuar hapat e fundit përpara konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.

Burime të Gazetës Express thonë se Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të disktojnë për konstituimin e Kuvendit të ri, e ku tri partitë do të jenë pjesë një grupi parlamentar.

“Sot tri partitë përfaqësohen me nga tre anëtarë secila. Nesër, ndërkaq, takimit i bashkohet edhe Albin Kurti me dy përafaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë burimi i Gazetës Express.

Deri më tash, kanë dështuar të gjitha përpjekjet e Hashim Thaçit për ta ndarë Bllokun Opozitar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.